Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
DETYRAT ISLAME


Duhet ditur se nuk mjafton vetëm të besohet, por duhet gjithmonë dhe në kohë t'i kryejmë detyrat islame.
Detyrat islame janë pesë:

Shqiptimit i dëshmisë islame - Kelimei - shehadeti
Falja e namazeve të përcaktuar
Agjërimi i muajit të Ramazanit
Dhënia e zekatit
Kryera e haxhit
Këto detyra quhet shartet islame, dhe janë të përcaktuara në Kur'an si urdhra të domosdoshëm (farze) dhe e kemi për detyrë t'i kryejmë gjithmonë. Ata të cilët nuk i kryejnë, meritojnë dënimin e Zotit. Prindërit e kanë për detyrë t'ua mësojnë fëmijëve të vet se si zbatohen këto detyra, t'u a bëjnë shprehi kryerjen e tyre.


Burimet islame


Mësimi islam kryesisht bazohet në Kur`an dhe Hadith, dhe sikur do të shohim të dyja janë të themeluara në frymëzimet e Allahut xh.sh.. Sa i përket Kur`anit pejgamberi a.s. vet i ka dedikuar tekstet në periudhën prej 23 vjet; the thotë (Kjo është feja e Allahut që më është shpallur mua përmes Xhibrilit (engjëllit)).

Hadithi është koleksion të cilat vetë Muhamedi a.s. i ka thënë ose i ka punuar, mirëpo nuk ka urdhëruar t`i bashkëngjiten Kur`anit. Regjistrimin e fjalëve dhe përshkrimin e veprave të tia i kanë kryer bashkëpunëtorët e tij me iniciativën e tyre sipas aftësive të veta. Nëse eventualisht brenda kohës nuk i ka ardhur inspirim Hyjnorë, atëherë është konsultuar me shokët - bashkëpunëtorët. Sipas kësaj dallojmë Muhamedin a.s. si qenie njerëzore dhe si bartës i shpalljes Hyjnore.